Transferta Parash

 

 

Të gjitha agjencitë Union Net – Western Union janë të autorizuara të ofrojnë shërbimin WESTERN UNION TRANSFERTË PARASH. Ju mund të dërgoni dhe të merrni para elektronikisht, në pak minuta, nga mijëra agjencinë në mbarë botën.

  • Tërheqje
  1. Shkoni në agjencinë më të afërt Western Union dhe dorëzoni tek operatori një dokument të vlefshëm identifkimi. Specifkoni emrin dhe mbiemrin e dërguesit, vendin nga janë dërguar paratë, shumën e pritur të parave dhe numrin e saktë të kontrollit të transfertës së parave (MTCN) .
  2. Për të proçeduar me transaksionin, operatori do të kontollojë të dhënat tuaja dhe dokumentin e identifkimit. Pasi të jetë siguruar se paratë janë të vlefshme për t’u tërhequr dhe të dhënat tuaja janë në rregull, atëherë operatori do të printojë një faturë “tërheqje parash” për t’u firmosur nga ju.
  3. Pasi të verifkojë transaksionin, operatori do t’ju dorëzojë shumën e parave dhe faturën tuaj.

 

  • Dërgesë
  1. Shkoni në agjencinë më të afërt Western Union dhe dorëzoni tek operatori një dokument të vlefshëm identifkimi. Komunikojini gojarisht emrin dhe mbiemrin e marrësit, vëndin ku do të dërgoni paratë dhe shumën që doni të dërgoni.
  2. Të dhënat tuaja do te regjistrohen në sistem dhe operatori do t’ju dorëzojë faturën paraprake “dërgesë parash”.
  3. Kontrolloni nëse informacioni në faturën “dërgesë parash” është në rregull dhe më pas ju mund ta firmosni këtë dokument.
  4. Pasi të keni dorëzuar shumën që do të dërgoni dhe faturën e firmosur, operatori do t’ju kthejë dokumentin tuaj të identifkimit së bashku me faturën “dërgesë parash”, ku janë specifkuar 10 shifrat numrit të kontrollit të transfertës së parave (MTCN) dhe shuma e dërguar.
  5. Paratë do të jenë të vlefshme për t’u tërhequr në pak minuta* pasi ju të keni marrë numrin e kontrollit të transfertës së parave (MTCN). Më pas ju mund të telefononi marrësin dhe ta njoftoni se paratë mund të tërhiqen në çdo agjenci western union. Në vendin e marrësit. në menyrë që të tërheqë paratë, marrësi duhet të ketë një dokument të vlefshëm identifkimi, emrin dhe mbiemrin e dërguesit, vendin nga janë dërguar paratë dhe shumën e pritur të parave. Gjithashtu marrësi duhet të njoftohet që të paraqesë dhe numrin e saktë të kontrollit të transfertës së parave (MTCN).

Copyright © 2015 | All rights reserved UnionNet