Siguracione

– SIGURIMI I SHENDETIT
Ofrohet mbulim financiar per cdo pjesetar te familjes per:
Shpenzimet e shtrimit në spital, Shpenzimet kirurgjikale, Check up, Përfitimet sipas sigurimit të aksidenteve personale, Përfitimet në rast vdekje aksidentale, Pagesa për paaftësinë e përhershme për shkak të aksidentit.

– AKSIDENTE PERSONALE
Sigurimi i Aksidenteve Personale është një policë vjetore i cili dëmshpërblen të Siguruarin ose Përfituesin në rast dëmtimesh, paaftësish apo vdekjes të shkaktuara vetëm nga shkaqe aksidentale, të dhunshme, të jashtme dhe të dukshme. Ju mund të merrni një policë sigurimi Aksidentesh Personale për vete ose për familjen, duke qënë të mbrojtur kështu në çdo orë.

– SIGURIMI I SHENDETIT NE UDHETIM
Me këtë sigurim, ofrohet mbulim financiar në rast aksidenti ose sëmundje, në rast se i siguruari detyrohet të shtrohet në spital gjatë udhëtimit të tij jashtë Shqipërisë. Ky sigurim është hartuar sipas kërkesave të vendeve SCHENGEN.

Mbroni investimin më të rëndësishëm të jetës tuaj BANESËN.
Mbulohen dëmtimet në Banesë dhe në Pajisjet Shtëpiake, shpenzimet për një banesë të përkohshme ndërkohë që banesa e dëmtuar meremetohet, shpenzimet e nevojshme për pastrimin e mbeturinave.
Rreziqet per te cilat sigurohet jane: zjarri, rrufeja, eksplozioni, katastrofat natyrore (tërmeti, përmbytja, stuhia, breshëri), vjedhja.

Mbulohen dëmtimet në Pronën e Palëvizëshme (ndërtesa) si dhe të gjitha Makineritë dhe Pajisjet të cilat ndodhen brenda saj.
Rreziqet per te cilat sigurohet jane: zjarri, rrufeja, eksplozioni, katastrofat natyrore (tërmeti, përmbytja, stuhia, breshëri), vjedhja.

– MTPL
Është sigurimi i detyrueshëm nga shteti për përgjegjësinë civile ndaj palëve të treta për mjetet motorike e cila mbulon përgjegjësinë për dëmet trupore dhe materiale të palëve të treta.

– SIGURIM KASKO
Duke përfshirë në sigurim edhe mbulimin kasko të mjetit motorik, Ju do të ndiheni shumë më të sigurt për mjetin tuaj pasi kjo kontratë mbulon dëmet që mund ti shkaktohen mjetit motorik, pavarësisht se kush është shkaktari i dëmit, sipas rreziqeve të zgjedhura nga klienti. Ky mbulim shtrihet edhe jashtë vendit.

– KARTON JESHIL
Kartoni Jeshil eshte sigurimi nderkombetar personal, qe duhet mbajtur gjithnje me vete ne makine, kur udhetoni jashte Shqiperise. Ky sigurim mbulon territoret e te gjithe vendeve te cilat jane listuar ne formatin e tij dhe nuk jane te shenuara me kryq.

– POLICA KUFITARE
Është sigurimi i detyrueshëm nga shteti për përgjegjësinë civile ndaj palëve të treta për mjetet motorike me targa te huaja qe qendrojne ne Shqiperi, i cili mbulon përgjegjësinë për dëmet trupore dhe materiale të palëve të treta.

Copyright © 2015 | All rights reserved UnionNet