Produktet & Shërbimet

Agjencitë Union Net – Western Union ofrojnë një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh me cilësinë dhe çmimet më të mira në vend.

  • Transferta Parash
    Të gjitha agjencitë e rrjetit Union Net janë të autorizuara të ofrojnë shërbimin WESTERN UNION TRANSFERTË PARASH. Ju mund të dërgoni dhe të merrni para elektronikisht, në pak minuta, nga mijëra vende në mbarë botën.
  • Faturat e OSHEE
    Tani faturat e energjisë elektrike mund t’i paguani menjëherë me 0 (zero) komision në çdo agjenci Unionnet – Western Union.
    Paguani dhe informohuni me shërbimin tonë të shpejtë dhe të sigurt në të gjithë Shqipërinë!
    Me paraqitjen e Librezës OSHEE, apo faturës së energjisë elektrike ju mund të:

    1. Paguani faturën e energjisë ONLINE
    2. Hiqni në çast detyrimin ndaj OSHEE
    3. Informoheni mbi detyrimet e prapambetura dhe kamatvonesat
    4. Shërbeheni pa kufizime orari, 7 ditë në javë

    Gjithçka me 0 (zero) komision!

  • Pagesa e faturave ALBtelecom

UFT fillon bashkëpunimin me ALBtelecom për kryerjen e arkëtimeve të faturave në rrjetin Unionnet-Western Union. Tashmë, në të gjitha agjencitë tona mund të paguhen faturat ALBtelecom të telefonisë fikse, internetit dhe shërbimit IPTV. Gjithashtu, të gjithë abonentët e Eagle Mobile me kontratë, mund të kryejnë edhe pagesat e faturave të telefonisë së lëvizshme.

  • Pagesa e faturave Digicom

Faturat e shërbimeve Digicom mund të paguhen në mbarë rrjetin Unionnet – Western Union.

    • FATURAT E UJIT PER TIRANEN DHE DURRESIN

Faturat e konsumit mujor të ujit për Tiranën dhe Durrësin, si dhe faturat e prapambetura të UKT dhe UKD mund të paguhen menjëherë, në të gjitha agjencitë Unionnet-Western Union, ku mund të:

    1. Informoheni mbi vlerën e detyrimit
    2. Paguani direkt në sistemin e UKT dhe UKD (online)
    3. Hiqni në çast detyrimin ndaj UKT dhe UKD
    4. Dokumentoni pagesën e faturave tuaja
  • Pagesa Faturash
    Pranë agjencive Union Net – Western Union ju mund të paguani GJOBAT E POLICISË RRUGORE, FATURËN E TELEFONISË CELULARE PLUS etj.
  • Produkte Telefonie
    Produkte PLUS: Këtu gjeni të gjitha produktet e kompanisë celulare PLUS. Numra me parapagim, Numra me kontratë, rimbushje fizike dhe Top Up.
    Të Tjera: Rimbushni celularin tuaj pavarësisht nga operatori, AMC (karta rimbushëse), EAGLE (karta rimbushëse dhe top up), Vodafon (karta rimbushëse).
  • Produkte TV dhe Internet
    Abonime Televizive DIGITALB
    – Rinovoni abonimin Digitalb sipas deshirës nëpërmjet kartave fizike apo në mënyrë automatike.
    Abonime Internet – ABCOM – Të gjitha produktet ABCOM mund t’i rinovoni në agjencitë Unionnet – Western Union.
  • Postë Ekspres
    Pranë agjencive Union Net ofrohet shërbim postar i shpejtë, brenda dhe jashtë vendit.
    Shërbimi Albanian Courier: brenda vendit,
    Shërbimi UPS: jashtë vendit.
  • Biletari & Turizëm
    Pranë agjencive tona mund të blini biletën për çdo linjë ajrore, detare dhe tokësore apo të prenotoni pushimet tuaja brenda dhe jashtë vendit.
  • Siguracione
    Gjithashtu ju mund të gjeni të gjitha llojet e siguracioneve motorrike për brenda dhe jashtë vendit si dhe Shëndetin në Udhëtim.

Copyright © 2015 | All rights reserved UnionNet