Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim (“Travel Health Insurance”) ofrohet për të gjithë klientët që kërkojnë te sigurohen gjatë kohës së udhëtimit dhe qëndrimit jashtë territorit te Shqipërisë. Ky sigurim sipas seksioneve mbulon: a. Seksioni 1: Shpenzimet mjekesore deri 30,000 Euro; b. Seksioni 2: Shpenzimet e riatdhesimit deri 30,000 Euro; c. Seksioni 3: Aksidentet Personale deri 30,000 Euro. Në varësi të Seksionit të zgjedhur për mbulim, Zonës së Udhëtimit (Europe, Azi, Amerikë) dhe kohëzgjatjes së sigurimit, vendoset tarifa e sigurimit. Ky lloj sigurimi mund të merret për një periudhë kohore nga 3 ditë deri në një vit. UDSA për këtë lloj sigurimi, ndërmjetëson për shoqëritë e sigurimit si: INSIG, etj.