Certifikata Ndërkombëtare e Sigurimit motorrik (“International Motor Insurance Card”) ose Kartoni Jeshil është sigurimi i detyrueshëm për përgjegjësinë ndaj palës së tretë, për të gjithë zotëruesit e mjeteve me targa shqiptare që qarkullojnë jashtë territorit të Republikeës seë Shqipërisë. Ky lloj sigurimi mund te merret për afate te ndryshme duke filluar nga afati 15 ditor deri në 1 (një) vit. Tarifat e këtij lloj siguracioni miratohen nga Ministri i Financave dhe janë të aplikueshme për të gjitha kompanitë e sigurimit. UDSA për këtë lloj sigurimi, ndërmjetëson për shoqeritë e sigurimit si: INSIG, Atlantik, Interalbanian.